Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në fshatin Kërvasëri të Malishevës, po vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se pas ngjarjes ka plagosur edhe veten.
Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka konfirmuar se gjendja e tij vazhdon të jetë e njëjtë.
Lidhur me rastin e raportuar më datë 24 gusht 2026 në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e pacientit, 26-vjeçar, vazhdon të jetë e njëjtë”, ka thënë ajo.
Sipas saj, pacienti vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit shëndetësor.
“Pacienti është duke marrë trajtim mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit shëndetësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së”, ka shtuar Qyqalla.








