Publikohet fotografia e punëtorit që mbeti i vdekur sot në Veternik

Një rast ka ndodhur sot në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një 49-vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

Viktima është Flurim Ramaj.

Mediat lokale, tanimë kanë publikuar edhe fotografinë e viktimës:

Ndërkohë, kompania në të cilën Ramaj ishte duke punuar është “Shala Group”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se 49-vjeçari ka rënë nga një objekt derisa ishte duke punuar, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në lagjen Veternik në Prishtinë, derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Për rastin kanë nisur hetimet nga Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit