Publikohen pamjet, momenti kur Mir Pepa qëllon me armë në ambientet e lokalit në Tiranë (Video)

Një incident ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve në ambientet e një klubi në Tiranë.  

Gjatë një eventi ku po performonte  këngëtari Stresi dhe pritej të dilte në skenë Dafina Zeqiri, u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Pavarësisht masave të sigurisë, një person me precedentë të mëparshëm arriti të hynte i armatosur në ambientet e festës për ndërrimin e viteve.

Ai u identifikua si Jetmir Pepa, i njohur ndryshe si Mir Pepa. Ky emër doli në qendër të vëmendjes gjatë verës së kaluar, kur ish-bashkëshortja e tij, Mariela Berisha, sulmoi dhe plagosi në një lokal në Tiranë të dashurën e ‘kazanovës’ Pepa, Klea Prenga. Ndërkohë janë publikuar dhe pamjet e incidentit dhe momentit kur policia futet brenda klubit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamërave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar“, njoftoi policia. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit