“Pse vazhdon të mbetesh shtatzënë?” Cardi B jep përgjigjen që askush nuk e priste

Reperja e njohur Cardi B ka reaguar pa dorashka ndaj një komenti kritik në rrjetet sociale, pasi një ndjekës e pyeti: “Pse vazhdon të mbetesh shtatzënë?”.

33-vjeçarja, e cila pret fëmijën e katërt dhe të parin me të dashurin e saj të ri, futbollistin Stefon Diggs nga New England Patriots, iu përgjigj prerë: “Sepse vazhdoj të bëj gjëra të këqija.”

Komentet u bënë pas një postimi të Cardi-t në Twitter, ku ajo ndau një meme duke shprehur vështirësitë fizike të shtatzënisë.

Megjithatë, reperja nuk lejoi asnjë koment të errësonte gëzimin e saj për këtë kapitull të ri në jetën personale dhe profesionale.

Në një intervistë të fundit me CBS, Cardi B konfirmoi se fëmija i saj do të vijë në jetë në shkurt 2026. Ajo theksoi se ndodhet në një fazë të qëndrueshme të jetës, me partnerin Diggs që i jep mbështetje emocionale dhe e ndihmon të përballet me presionin publik dhe profesional.

Albumi i saj i ri, “Am I The Drama?”, pritet të publikohet së shpejti, duke reflektuar edhe sfidat personale përmes këngës “Safe”.

Cardi gjithashtu festoi ditëlindjen e saj të 33-të në një festë luksoze, duke ndarë foto me barkun e rrumbullakosur dhe një atmosferë plot stil e ngjyra, një shenjë që ajo nuk ka ndërmend të ndalet, as në muzikë dhe as në jetë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit