Arifi kritikon Kurtin e Abdixhikun: Nga kështjella e Rugovës, Presidencën e kthyen në zyrë ofiqarie

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit dhe mënyrën se si po trajtohet çështja e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.


Arifi ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke thënë se Presidenca e Kosovës, e cila dikur udhëhiqej nga Presidenti historik Ibrahim Rugova, tash është shndërruar në një “zyrë ofiqarie”.

“ Kqyr çka i kanë bo zyrës së Presidencës së Kosovës. Nga një kështjellë që dikur udhëhiqej nga profesor doktor Ibrahim Rugova e që la gjurmë në historinë, por edhe të ardhmen e Kosovës, Kurti, fatkeqësisht tash edhe me Lumirin, e kanë kthye këtë zyrë në një zyrë ofiqarie”, ka shkruar Arifi.


Ai ka kritikuar edhe procesin e intervistimit të kandidatëve për President të Kosovës, duke e cilësuar të pakuptueshme dhe të palogjikshme një qasje të tillë.

“E pakuptueshme dhe e palogjikshme si këta dy janë duke organizu intervista se kë me e punësu si President të Kosovës”, ka deklaruar Arifi.

Sipas tij, posti i Presidentit të Kosovës duhet të përfaqësojë një nga arritjet më të mëdha të një personi që merret me politikë.


“Me qenë President i Kosovës do të duhej të ishte e arritura më e madhe jetësore e një njeriu që merret me politikë. Tash me qenë President po bëhet si me qenë kryeofiqar”, ka përfunduar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit