Elijona prej disa ditësh po shijon pushimet verore në jug të Shqipërisë.
Pasi njoftoi ndjekësit e saj se ndodhet në këtë udhëtim pushimesh pranë familjes, ajo ka vizituar disa nga pikat më të bukura bregdetare, përfshirë ishullin e Sazanit dhe Zvërnecin.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, Elijona ka përcjellë një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë lidhur me vendimet e kryeministrit Edi Rama për planet e ndërtimit të resorteve luksoze në këto zona natyrore.
“Ai mund të ndërtojë resorte. Ai mund të bëjë premtime. Por ai nuk mund të heshtë një gjeneratë që e di vlerën e vet”, ka shkruar ajo mbi video, duke e shoqëruar me mbishkrimin patriotik “Shqipëria e shqiptarëve”.
Kjo deklaratë e saj vjen si vazhdimësi e kauzës për mbrojtjen e natyrës nga betonizimi dhe shitja e pronave publike.
Kujtojmë se muaj më parë, Elijona së bashku me Klodin ishin të pranishëm edhe në protestat e organizuara kundër projekteve ndërtuese në Zvërnec, duke mbajtur një qëndrim të qartë në mbrojtje të bregdetit shqiptar.
@eelijonaaa Shqiperia e shqiptareve🇦🇱 #Sazan #Zvernec #albaniaisnotforsale #flamingorevolution🦩🇦🇱 ♬ Mystery of love instrumental – ☆ ✿ 𝜗𝜚 ♡








