Pse kaq i rëndësishëm është KOSTT?, tregon Panduri

Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, autori i emisionit Ermal Panduri duke shpalosur hulumtimin lidhur me skandalin me energji elektrike ka thënë se pas Rregullatorit të Energjisë(ZRRE), KOSTT-i apo Operatori i Sistemit, Tregut dhe Transmisionit konsiderohet si ndërmarrja kryesore në tregun e energjisë elektrike në Kosovë.

Ai ka treguar se KOSTT-i planifikon, operon, mirëmban dhe zhvillon sistemin e transmetimit ose bartjes së energjisë eklektike.

KOSTT është përgjegjës për transmetimin e energjisë edhe nëpër rrjedha ndërkufitare – pra me shtetet fqinje.

Gjithashtu, Panduri ka thënë se KOSTT është përgjegjës për nxitjen e konkurrencës për prodhim dhe furnizim me energji elektrike.

KOSTT është institucion që kujdeset për lidhjen e prodhuesve me konsumatorët.

Për më tepër, me vendim të ZRRE-së, KOSTT-i i kryen detyrat e Operatorit për Energji të Ripërtërishme.

‘’Thënë shkurt, KOSTT-i është i përfshirë dhe ka rol pothuajse në gjithçka në sektorin e energjisë ne Kosovë’’, ka thënë Panduri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit