Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit një surprizë të veçantë.
Ajo ka zbuluar se ka marrë një dhuratë nga marka e njohur e të brendshmeve “Savage X Fenty”, në pronësi të këngëtares Rihanna.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beatrix ka lënë të kuptohet se dhurata e ka gëzuar, duke shkruar me humor se të qenit në listën e të mirëve mund të jetë mjaft argëtuese gjatë kësaj periudhe të vitit.
Postimi i saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ndërsa këngëtarja ka falënderuar markën për dhuratën.









