Protesta e 14 shtatorit në Hagë, Krasniqi: Është koha të mbrojmë nderin e UÇK-së dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se të dielën, më 14 shtator, do të organizohet një protestë në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Krasniqi tha se kjo protestë është një thirrje për drejtësi dhe për të vërtetën, që sipas tij u takon atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

“Të dielën, më 14 shtator, në Hagë, protestojmë për drejtësi. Strukturat e PDK-së në mërgatë, aktivistë dhe qytetarë nga diaspora e nga Kosova, do të jenë aty për të ngritur zërin për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht.”, shkroi Krasniqi.

Ai gjithashtu theksoi se procesi gjyqësor në Hagë po i afrohet fundit dhe se qytetarët e Kosovës presin me besim lirimin e të akuzuarve.

“Procesit në Hagë po i afrohet fundit, dhe populli i Kosovës pret me besim lirimin e shpejtë të heronjve të saj.”, shkroi Krasniqi në ‘Facebook‘.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit