Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 22 qershor, pasi QKMF në Rahovec ka njoftuar Policinë se një person ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Burimet bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe patrulla policore, ku kanë kontaktuar ankuesin A.Sh.

Ai ka deklaruar se viktima ishte gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Për rastin është njoftuar edhe Njësiti Rajonal i Hetimeve nga DRP Gjakovë, ndërsa rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit