Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontrollit të një veture në Skenderaj.
Sipas njoftimit të Policisë, arma është gjetur te një person i dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.









