Emisioni “Krejt Kapak” në Klan Kosova ka udhëtuar drejt Lushnjës për të vizituar një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore, Manastirin e Ardenicës.
I vendosur në kodrat e Ardenicës, rreth 18 kilometra në jug të Lushnjës, manastiri ngrihet mbi fushën e Myzeqesë, duke ofruar një panoramë të gjerë dhe mbresëlënëse të zonës përreth.
Ky objekt i trashëgimisë kulturore lidhet ngushtë me një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare.
Pikërisht aty, në prill të vitit 1451, heroi kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe Donika, u kurorëzuan.
Sipas të dhënave historike, Manastiri i Ardenicës është ndërtuar në vitin 1282 nga perandori bizantin Androniku II Paleologu, pas një fitoreje kundër anzhuinëve








