PRESIDENTI NUK ËSHTË MBRET

Nga Ismet Haziri

Presidenti i Kosovës nuk është monark, as mbret. Ai zgjidhet me shumicë të votave të Parlamentit të Kosovës, dhe prej aty rrjedh pozita e tij.

Prandaj ai duhet të sillet konform vullnetit të popullit, jo sipas dëshirës personale. Zyra e Presidentit nuk është zyrë private. Është zyrë e Republikës.

Lëvizja apo largimi i simboleve themeltare të shtetësisë është ana e errët e këtij veprimi. Nuk është çështje dekorimi. Kur hiqet Deklarata e Pavarësisë dhe fotografia e Rugovës, nuk hiqet një kornizë nga muri, hiqet kujtesa e shtetit.

Për këtë, kjo çështje duhet të shqyrtohet në Parlamentin e Kosovës. Atje ku zgjidhet presidenti, atje duhet të caktohen edhe kufijtë e tij.

Le të jetë e qartë: asnjë Justinë, dhe as 1000 Justina të tjera, nuk mund të ulin dhe as të luajnë me vlerat historike, intelektuale, kombëtare e shtetformuese që ka pas Presidenti Rugova.

Rugova nuk u bë i madh nga Presidenca. Presidenca u bë e madhe nga Rugova. Ai është Presidenti historik, Ati Themelues dhe arkitekti i pavarësisë. Vlera e tij nuk fshihet duke e zhvendosur një fotografi.

E mira është që në zyrën e Presidentit të përcaktohet me rregull se çka duhet të ketë si simbole: Flamuri, Stema, fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë. Këto nuk lëvizin pa vendim të Kuvendit.

Është e ulët që në vend të tyre të vendosen lule që nuk paraqesin asgjë. Lulet thahen, historia jo. Shteti nuk udhëhiqet me teke, por me parime.

Presidentët kalojnë. Shteti mbetet. Rugova mbetet. Pavarësia mbetet.

Dhe askush nuk është mbi to.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit