Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Fidan Kamishollin, dyshohet për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e Fidan Kamishollit, i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.


Në njoftimin e saj, Policia ka bërë të ditur se kërkesa vjen nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin e personit Fidan Kamisholli. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftim.


Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i njoftojnë menjëherë organet e rendit.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në lokalizimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit