Policia shpall në kërkim Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, si i dyshuar kryesor për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën tre persona.

Bashkë me të po kërkohen edhe dy djemtë e tij: Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra.

Gazeta raportoi se për rastin janë tre të dyshuar gjithsej, të cilët po hetohen nga njësitet relevante, si dhe të plagosur kanë mbetur dy persona.

Gazeta raportoi ekskluzivisht identitetin e viktimave, të dyshuarve dhe personave të plagosur në ngjarjen tragjike.

Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes vazhdojnë intensivisht.

Policia më herët në kërkim e shpalli vetëm Mefail Shkodrën, dhe jo edhe dy djemtë e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit