Sot, në ditën e 10-të pas zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka arritur të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se është përmbyllur numërimi i të gjitha fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Ndërkohë, numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta është përmbyllur në orën 18:30.
Pas përfundimit të të gjithë procesit të numërimit, kjo është ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës (120 ulëse):
Lëvizja VETËVENDOSJE! – 53 ulëse
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22 ulëse
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18 ulëse
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7 ulëse
Srpska Lista – 9 ulëse
Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 2 ulëse
Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 1 ulëse
Koalicija Vakat – 1 ulëse
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 1 ulëse
Nova Demokratska Stranka – 1 ulëse
Socijaldemokratska Unija (SDU) – 1 ulëse
PSA – 1 ulëse
Partia Liberale Egjiptiane – 1 ulëse
Jedinstvena Goranska Partija – 1 ulëse
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 1 ulëse
Partitë që nuk arritën të sigurojnë ulëse në Kuvend:
PSD
Ashkalitë e Bashkuar
Fjala
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës
KNRP
Esmir Kasi








