Pas një dite kryesisht të qetë, tensionet e para kanë nisur para godinës së Kryeministrisë në Shqipëri.
Në drejtim të godinës është hedhur fillimisht një kapsollë, ndërsa më pas protestuesit kanë hedhur molotovë dhe kanë djegur një karrige.
Djegia e karriges u bë në mënyrë simbolike, si shenjë kundërshtimi ndaj thirrjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për dialog.








