Pas arrestimit të Vezir Hazirajt, deklarohen nga Prokuroria

Vezir Haziraj i dyshuari për tentim vrasjen fshatin Orrobërd të Istogut, pas disa ditësh në arrati, sot i është dorëzuar organeve të rendit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se ndaj Hazirajt do të caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve.

“I dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit policorë, do të ndalohet për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit. Brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore, për të cilat do t’ju mbajmë të informuar”, ka deklaruar ai.

Policia e Kosovës me 11 gusht ka shpallur në kërkim Vezir (Ramush) Hazirajn, i lindur më 21 shtator 1997, i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një person në fshatin Orroberdë të Istogut.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 7 gushtit 2026, ndërsa i dyshuari po kërkohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit