Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë për themelimin e një Grupi Punues, i cili do të kryesohet nga Glauk Konjufca.
Kurti ka thënë se për këtë çështje nevojitet një strategji shtetërore dhe kombëtare, e cila do të tejkalojë dallimet partiake dhe do t’i bashkojë institucionet rreth një qëllimi të përbashkët.
“Siç kemi theksuar edhe më parë, për këtë duhet një strategji shtetërore e kombëtare, një organizim që i tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët. Për këtë arsye, sot po themelojmë Grupin Punues të kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë, dhe Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, me përfaqësim institucionale dhe parlamentar, për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të Apelit”, ka deklaruar Kurti.








