Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Merdarë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij policia ka gjetur dhe konfiskuar një elektroshok.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 12:00.
Personi në fjalë po hetohet nën dyshimin për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“PKK Merdar 13.10.2026 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”,thuhet në raportin e policisë.








