Pas aksidenteve dhe vdekjeve të punëtorëve, Sindikata e Re e KEK-ut thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se të hënën, më 24 gusht, do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë, pas shqetësimeve të vazhdueshme lidhur me vdekjet dhe aksidentet e punëtorëve në vendet e punës.


Sipas njoftimit të sindikatës, në mbledhje do të shqyrtohet situata e sigurisë në vendet e punës, shkaqet e aksidenteve, si dhe rastet që kanë rezultuar me lëndime dhe vdekje të punëtorëve.

Në rend dite është edhe marrja e qëndrimeve dhe masave të nevojshme për rritjen e presionit ndaj punëdhënësit, me qëllim përmirësimin e sigurisë në vendet e punës.


Mbledhja do të nisë në orën 08:00, në zyrën e Sindikatës së Re të KEK-ut.

Sindikata ka kërkuar pjesëmarrje të plotë dhe serioze të anëtarëve të Kryesisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit