Pacolli pyet Time Kadriajn pse shkoj në laborator të testohet nëse konsumon substanca narkotike

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka reaguar me tone ironike ndaj deklaratës së Time Kadriajt, e cila ka thënë se është testuar vullnetarisht në laborator për të dëshmuar se nuk konsumon substanca narkotike.

Pacolli ka ironizuar duke thënë se zakonisht njerëzit që nuk përdorin substanca të tilla nuk kanë arsye të shkojnë për t’u testuar.

Sipas saj, fakti që dikush kërkon një test të tillë vetëm për t’ia dëshmuar vetes pafajësinë paraqet, siç e quan ajo, “një nivel të ri të zhvillimit njerëzor”. Pacolli e ka cilësuar situatën si absurde, duke shtuar se në raste të tilla “vështirë se laboratori ndihmon”.

Postimi i plotë:

Zakonisht, njerëzve që nuk konsumojnë substanca narkotike as që u shkon mendja të testohen. Por, ka edhe si Time Kadriaj që shkojnë vullnetarisht në laborator, thjesht për t’ia dëshmuar vetes se nuk janë përdorues.

Ky qenka një nivel i ri i zhvillimit njerëzor. Kjo situatë tejkalon çdo absurditet politik. Megjithatë, në raste të tilla, vështirë se laboratori ndihmon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit