Pa e zgjedhur nënkryetarin serb, Basha e konsideron Kuvendin të konstituar: PDK e LDK e quajnë “tallje” dhe “çmenduri”

Seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës u shpall “e mbyllur” nga kryetari Dimal Basha, i cili e deklaroi parlamentin “të konstituuar”, edhe pa zgjedhjen e një Nënkryetari nga komuniteti serb.

Nenad Rashiq, i mbështetur nga Vetëvendosje, nuk arriti të sigurojë votat për këtë pozicion, ndërsa Lista Serbe insistoi në Sllavko Simiqin dhe nuk mori pjesë në shortin e organizuar nga kryetari i Kuvendit.

“Konsideroj që moszgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët nuk mund të bëhet pengesë që bllokon konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Si të veprohet tutje me punën tonë, do t’i konsultoj anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të hënën”, tha Basha dhe mbylli seancën.

“Prandaj me këtë rast, konsideroj që kemi ezauruar pikën e 4-të të rendit të ditës, dhe meqë nuk ka mundësi tjetër, konsideroj që kjo seancë është përmbyllur. Pas përmbylljes së kësaj seance, konsideroj që Kuvendi duhet të vazhdojë punën siç parashihet në Kushtetutë”, shtoi ai.

Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës e quajti këtë veprim “përtej talljes me shtetin” dhe theksoi se Kuvendi nuk është konstituar.

“Qytetarët po e shohin dhe nuk do ta harrojnë. Përtej talljes me shtetin është bërë edhe e rrezikshme. E kanë kthyer në Big Brother Kuvendin, me pa kush po eliminohet e kush po humb. Kjo ska ndodhur asnjëherë, ka mungesë totale të përgjegjësisë. Ka shpërfillje të rendit kushtetues. Janë duke sharruar edhe më tej në shkelje kushtetuese”, tha Krasniqi.

Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e cilësoi situatën si “çmenduri”.

“S’marrim pjesë në çmenduri të tilla”, tha ai, duke kritikuar thirrjen e Bashës për diskutime me nënkryetarët e zgjedhur për të përcaktuar hapat e ardhshëm.

Kurse, deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati tha se Vetëvendosja “edhe kështu siç janë gjërat, pa një Nënkryetar serb” do të shkojë në zgjedhjen e qeverisë së Albin Kurtit, për të cilën pretendojnë se i kanë votat.

“Nuk ka më rrugë tjetër. Nënkryetarët janë zgjedhur, krejt çka ka mbetur është një alternativë se si të procedohet tutje pa një Nënkryetar, që është një nga 6, ose vendi të shkojë në zgjedhje. Pra, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë me krijimin e Qeverisë kështu siç është, institucionet të vazhdojmë tutje. Ose të kthehemi në zgjedhje, që s’do ta dëshironim. Opozita nuk është e interesuar që ta testojnë Kurtin nëse i ka votat për qeveri, kjo është mundësia.”, tha Murati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit