Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zhdukjen e një vajze të mitur, e cila është larguar nga një strehimore në Prishtinë dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 17 korrik 2026, rreth orës 15:50, nga një grua kosovare, përgjegjëse e strehimores.
Ankuesja ka bërë të ditur se e mitura ka dalë nga objekti i strehimores dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për të.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe për gjetjen e të miturës.
“Prishtinë 17.07.2026 – 15:50. Ankuesja femër kosovare, përgjegjëse në strehimore, raporton se një vajzë e mitur, ka dalë nga strehimorja dhe nuk dihet asgjë për të. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.








