Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e lejueshme për tregtimin e derivateve të naftës në Kosovë për datën 18.07.2026.
Sipas çmimeve të publikuara, çmimi maksimal i lejuar për tregtimin e naftës për sot është 1.63 euro për litër, benzina 1.45 euro për litër, ndërsa gazi 0.60 euro për litër.
Kujtojmë se nga dita e djeshme, çmimi i naftës është shtrenjtuar për 3 centë, benzina për 2 centë, ndërsa gazi ka mbetur në çmimin e njëjtë.








