Osmani pasi shpërndau Kuvendin: Jam krenare për këtë vendim, ndonëse mund të kontestohet në Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot përmes një dekreti zyrtar shpërndarjen e Kuvendit të Republikës, një lëvizje që pritet të prodhojë zhvillime të reja politike në vend.

Përmes një deklarate publike, e para e shtetit u shpreh e vetëdijshme për implikimet ligjore që mund të ketë ky akt, duke pranuar se vendimi i saj mund të përfundojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë, ajo e cilësoi këtë hap si njërën nga vendimmarrjet më të rëndësishme të mandatit të saj.

“E di që ky vendim për shpërndarjen e Kuvendit mund të kontestohet nga Gjykata Kushtetuese, mirëpo kurrë nuk kam qenë më krenare sesa për këtë vendim që po e marr”, deklaroi ajo.

Ky zhvillim vjen në një moment kritik, pasi e enjtja e 5 marsit shënonte afatin e fundit ligjor kur Kuvendi i Kosovës duhej të niste procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Mandati pesëvjeçar i presidentes Osmani përfundon zyrtarisht më 4 prill, dhe dështimi i legjislativit për të iniciuar procesin e zgjedhjes duket se ka shtyrë presidenten drejt këtij akti ekstrem.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit