Osmani në Oxford Union: Mijëra familje ende presin të mësojnë fatin e të zhdukurve

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, gjatë një fjalimi në Oxford Union.

Ajo ka theksuar se bota nuk duhet ta harrojë dhimbjen e mijëra familjeve që ende presin të mësojnë fatin e të dashurve të tyre.

Osmani ka veçuar vuajtjet e familjeve dhe nënave që vazhdojnë të jetojnë me shpresën e kthimit të më të dashurve, duke nënvizuar se pa zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nuk mund të ketë drejtësi të plotë.

“Për sa kohë që fati i tyre mbetet i pazbardhur, lufta nuk ka përfunduar për familjet e tyre. Dhe për sa kohë që e vërteta mbahet peng, drejtësia mbetet e papërmbushur”, ka deklaruar Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit