Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, një nga banorët më të komentuar është këngëtari i njohur me emrin artistik Bejta.
Së fundmi, ai kishte zgjuar kureshtjen e banorëve të tjerë, të cilët e kishin pyetur disa herë për emrin e tij të vërtetë, mirëpo këngëtari kishte zgjedhur të mos përgjigjej duke e mbajtur atë sekret.
Sidoqoftë, “Bejta” është në fakt mbiemri i tij, ndërsa emri i tij i vërtetë është Daors.








