Operacion në Prizren për fajde, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në fshatin Randobravë të Prizrenit, të dyshuar për përfshirje në fajde dhe detyrim.


Operacioni është zhvilluar më 29 shtator nga Policia dhe Prokuroria në Prizren. Sipas Policisë, është arrestuar V.H., 49-vjeçar, i dyshuar për veprat penale “fajdeja”, “detyrimi” dhe “mbajtja e paautorizuar e armëve”.

Po ashtu, është arrestuar D.E., 37-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.


“Dyshuarit dyshohet se kanë ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj viktimës, duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij dhe duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë operacionit janë kontrolluar dy lokacione në Randobravë, ku janë sekuestruar prova materiale që mund të shërbejnë në hetimin e rastit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prizren.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit