Kurti e do sërish President Bekim Sejdiun që u tërhoq: Duhet ta respektojmë marrëveshjen

Kryeministri Albin Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka kandidatin për President, duke e përmendur Bekim Sejdiun, i cili më 14 shtator u tërhoq.


Kurti tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë se marrëveshja që Sejdiu të jetë kandidat i përbashkët me LDK-në, është ende e vlefshme për LVV-në.

“Sa i përket kandidatit, ne e kemi kandidatin. Kandidati është profesor Bekim Sejdiu nga marrëveshja”, tha ai.


“Pra, prof. Bekim Sejdiu është tërhequr kur marrëveshjen e kanë shkelur e braktisur gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pra, ishte një vendim i kushtëzuar i tij nga situata që u shkaktua pas moszatimit edhe të dakordimit tonë, por qe besa edhe të vendimit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Kurti.

Kryeministri tha se “nga pikëpamja e Lëvizjes Vetëvendosje, ne kemi marrë veshje politike dhe unë besoj që duhet ta respektojmë atë”.

“Nuk kemi emër të ri ose tjetër. Nëse ky do të jetë rasti në të ardhmen, natyrisht që do të njoftoheni”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit