Olta Gixhari largohet nga BBVK, zbulohet roli i ri në Top Channel

Olta Gixhari mesa duket nuk do ta vazhdojë rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP Kosova”, pas dy edicionesh radhazi në rolin e opinionistes.

Tashmë është Top Channel ai që ka konfirmuar angazhimin e ri televiziv të aktores. Olta Gixhari do të marrë drejtimin e emisionit investigativ “Fiks Fare”, përkrah Dorian Ramaliut.

Lajmi është bërë zyrtar këtë të martë nga televizioni shqiptar, i cili ka prezantuar Gixharin dhe Ramaliun si dyshen e re në krye të një prej formateve më jetëgjata të Top Channel.

Ky angazhim shënon një kapitull të ri për Oltën, e cila gjatë dy sezoneve të fundit ishte një prej figurave kryesore të panelit të “Big Brother VIP Kosova”. Fillimisht ajo u bë pjesë e edicionit të tretë përkrah Milaim Zekës, ndërsa në sezonin e katërt u rikthye si opinioniste, këtë herë përkrah Leonora Jakupit.

Kalimi në Top Channel dhe marrja e drejtimit të “Fiks Fare” vulosin kështu përfundimin e eksperiencës së saj si opinioniste në reality shown kosovar, përpara nisjes së edicionit të ri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit