Të mërkurën e 26 nëntorit ka vdekur këngëtari, Shpat Kasapi.
Kasapi vdiq në moshën 40 vjeçare në Itali, ku ndodhej për disa kontrolla mjekësore të djalit të tij, Roelit.
Një intervistë e Shpat Kasapit është rikthyer ku tregonte për besimin e tij të madh te Zoti.
Ai thoshte se lutet gjithmonë për familjen e tij.
“Unë lutem për veten, për familjen, për djalin tim, Selven, nënën time, për vëllain, për gjithë dashamirët që i kam”, kishte thënë ai para disa jave.









