Amina Nuraj ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse deputeti në zgjedhjet e mbajtura në Serbi, duke falënderuar shqiptarët për mbështetjen dhe mesazhet që ka marrë pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka theksuar se angazhimi i saj në fushatë nuk kishte për qëllim përfitimin personal, por fuqizimin e zërit të shqiptarëve.
Nuraj është shprehur e lumtur për ulëset e fituara nga përfaqësuesit shqiptarë, duke theksuar se, pavarësisht se nuk u zgjodh deputete, angazhimi i saj për kombin shqiptar nuk do të ndalet.
Reagimi i plotë
Të dashur vëllezër dhe motra shqiptare! ❤️🇦🇱
Shumë mesazhe më kanë ardhur nga shqiptarët e mi, të cilët janë të mërzitur që nuk u zgjodha deputete.
Por dua t’ju them diçka: unë në këtë fushatë nuk kontribuova për veten, por për kombin tim shqiptar! Edhe sikur të gjitha motrat dhe vëllezërit e mi nga lista të zgjidheshin deputetë, e unë jo, përsëri do të isha e lumtur dhe krenare!
Sepse për mua, më e rëndësishmja është që zëri ynë shqiptar të dëgjohet edhe më fuqishëm. Zemra m’u mbush me gëzim kur pashë se fituam më shumë se një ulëse!
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e juaja të ngrohta. ❤️
Unë mund të mos jem deputete, por lufta ime për kombin tim shqiptar nuk do të ndalet kurrë! 🇦🇱✊
Me shumë dashuri dhe respekt,
Amina juaj!








