Ky është i dyshuari për tentimvrasjen në Prishtinë: Arlind Tullari dyshohet se goditi 40-vjeçarin me Mercedes GLE dhe e tërhoqi zvarrë

Gazeta ka mësuar identitetin e personit të dyshuar në lidhje me sulmin e rëndë që ndodhi të dielën në rrugën “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, ku një 40-vjeçar u godit me automjet, u tërhoq zvarrë dhe më pas u rrah nga disa persona.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Arlind Tullarin 38 vjeç, të cilin Policia po e kërkon për intervistim në lidhje me ngjarjen e 25 tetorit 2026.

Sipas informacioneve fillestare, gjatë përleshjes një person që drejtonte një Mercedes GLE të zi dyshohet se e ka goditur me automjet Ramiz Aliun rreth 41 vjeç dhe e ka tërhequr zvarrë deri në një lokacion tjetër, ku më pas viktima është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Aliu ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në QKUK, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka shkuar në adresën e banimit të Tullarit, por nuk e ka gjetur. Atij i është lënë ftesë për t’u paraqitur në stacion policor.

Për rastin janë iniciuar hetime për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit person të përfshirë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit