Në arrati pas plagosjes, i dyshuari nga Istogu shfaqet i armatosur rëndë në rrjete sociale

Vezir Haziraj nga Istogu, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës, vazhdon të qëndrojë në arrati.

Ai së fundmi ka publikuar video në rrjetet sociale, ku shihet i armatosur me armë, duke sfiduar hapur organet e rendit.

Haziraj dyshohet se po refuzon të dorëzohet te autoritetet, ndërsa kërkimet për kapjen e tij po vazhdojnë.

Ai dyshohet se ditë më parë ka plagosur me armë zjarri një person në fshatin Orrobërdë të Istogut.

Rrethanat e rastit janë duke u hetuar, ndërsa Policia po vazhdon veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit