Ndahet nga jeta doktoresha, Drita Berisha

Ka vdekur në moshën 74-vjeçare Dr. Sci. Drita Berisha, doktoresha e parë e shkencave nga lëmia e gastroenterologjisë dhe hepatologjisë, si dhe subspecialistja e parë nga kjo fushë në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi publik.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot, më 24 gusht 2026, ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Dr. Sci. Drita Berisha”, thuhet në njoftim.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet sot, më 24 gusht, në ora 16:30, në varrezat e Prishtinës në Arbëri.


E pamja do të mbahet në shtëpinë e familjes në Prishtinë, më 25 dhe 26 gusht, nga ora 09:00 deri në 17:00.

Drita Berisha njihej për kontributin e saj në fushën e gastroenterologjisë dhe hepatologjisë dhe për rolin pionier në zhvillimin e kësaj fushe në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit