Momenti kur polica arreston 45-vjeçarin që vrau nënën dhe plagosi babanë në Lushnje

Rreth orës 21:20, 45-vjeçari Florion Dalladaku dyshohet se ka goditur me sqepar nënën e tij, 80-vjeçaren Fanije Dalladaku. E moshuara nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Gjatë ngjarjes është plagosur rëndë edhe babai i tij, 77-vjeçari Hasan Dalladaku, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, 45-vjeçari është larguar nga banesa me makinën e babait të tij, por u arrestua pas rreth një ore në qytetin e Fierit.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 45-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor.

Sipas informacioneve të para, konflikti dyshohet se ka nisur fillimisht me vëllanë e 45-vjeçarit, i cili prej pak ditësh ishte kthyer nga Italia, ku jeton.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit