spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Moderatorës së njohur i vdes babai, emocionon me reagimin

Gazetarja e njohur, Mira Kazhani, njoftoi lajmin e trishtë se babai i saj, Petrit Kazhani, është ndarë nga jeta.

Ajo publikoi në Instagram një fotografi të tij me përshkrimin: “Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithmonë. Babi im”, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të atin.

Përmes Instagramit, Mira ndau edhe detaje mbi ceremoninë e varrimit, duke ftuar miqtë dhe të afërmit të japin lamtumirën e fundit të të dashurit të saj.

Petrit Kazhani vuante prej vitesh nga demenca, një sëmundje që Mira e ka përshkruar më herët edhe në librin e saj autobiografik “Një ditë tjetër”, ku rrëfen hapur edhe betejën e saj personale me kancerin e gjirit dhe sfidat familjare që ka përjetuar.

Lajmi ka prekur ndjekësit e saj, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen në komentet e tyre për momentin e vështirë që po kalon gazetarja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit