Enver Hasani thotë se zgjedhja e Justina Pulës është e rregullt

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se kalimi i afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nuk përbën shkelje kushtetuese, përderisa procesi i votimit ka nisur brenda afatit.

Në një prononcim, Hasani tha se rëndësi ka që procesi të ketë nisur me kohë, ndërsa numërimi dhe shpallja e rezultatit mund të zgjasin edhe disa minuta përtej afatit.

“Me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë. Procesi i numërimit dhe i shpalljes së rezultatit, edhe nëse zgjat disa minuta përtej afatit, nuk përbën çështje kushtetuese”, tha Hasani.

Ai theksoi se Kuvendi nuk konsiderohet i shpërndarë vetëm për shkak të kalimit të afatit, pasi për këtë nevojitet një dekret formal.

“Jo, sepse për shpërndarjen e Kuvendit duhet një dekret formal. Kuvendi është fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese”, u shpreh ai.

Hasani tha gjithashtu se nëse presidenti zgjidhet pas kalimit të afatit të 6 tetorit, kjo do të ishte në të mirë të vendit.

“Bëhet mirë për Kosovën. Sot fitoi Kosova, sepse, në momentin e fundit, vendi fitoi institucionet me mandat të plotë kushtetues”, deklaroi ai

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit