Fjalët e para të presidentes para deputetëve

Justina Shiroka-Pula ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Kuvendin e Kosovës, pasi është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Në fjalën e saj, Shiroka-Pula tha se detyrën e re e pranon me nder të madh dhe përgjegjësi të plotë.

Ajo u zotua se do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve.

“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentes së Kosovës. Ky mandat u përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”, tha Shiroka-Pula.

Presidentja e re tha se beson në Kosovën dhe qytetarët e saj, duke shprehur besimin se së bashku mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë.

“Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”, u shpreh ajo.

Në fund të fjalimit, Shiroka-Pula tha: “Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit