Miri shpërthen në lot pas ndarjes nga Selin në BBVA

Në ditët e fundit, në rrjetet zyrtare të Big Brother VIP Albania 5 janë shpërndarë disa pamje nga dhoma e rrëfimit, ku banorët shprehin emocionet e tyre. Mes tyre, vëmendje të veçantë ka marrë një video e Mirit, i cili shfaqet i prekur dhe me lot në sy pas ndarjes nga Selin në krevat, pasi ajo u zhvendos në “Akuarium”.

“Nuk duhej të kisha ardhur këtu, të paktën jo sot. Ajo mori një letër nga babai i saj. Është njeri i jashtëzakonshëm, e dua shumë. E gjithë shtëpia e kërkoi që të ndaheshim nga krevati dhe ja, u ndamë”, u shpreh ai.

Gjatë spektaklit të së shtunës, Selin iu lexua një letër nga i ati, ku ai ndau mendimet e tij për rrugëtimin e saj në shtëpi. Në letër u prek edhe situata e krijuar mes saj dhe Mirit. Edhe pse pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e tij, referenca ndaj ndarjes së krevatit ishte e qartë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit