Miratohet rezoluta për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve, si dhe përgjegjësinë institucionale për parandalimin e këtyre dukurive.


Rezoluta vë në fokus nevojën për parandalimin e dhunës në baza gjinore, forcimin e mekanizmave institucionalë dhe mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave.

Përmes kësaj rezolute, theksohet rëndësia e reagimit institucional ndaj rasteve të dhunës në familje, trajtimit me seriozitet të çdo raportimi dhe marrjes së masave konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës, e cila mund të përfundojë me pasoja fatale.


Një tjetër çështje e rëndësishme që trajtohet është përgjegjësia e institucioneve për të garantuar mbrojtjen e viktimave, për të përmirësuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të siguruar që gratë dhe fëmijët të kenë qasje në mbështetjen dhe mbrojtjen e nevojshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit