Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, si i dyshuar kryesor për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën tre persona.
Gazeta mësoi se për rastin janë tre të dyshuar gjithsej, të cilët po hetohen nga njësitet relevante, si dhe të plagosur kanë mbetur po ashtu tre persona.
Gazeta raportoi ekskluzivisht identitetin e viktimave, të dyshuarve dhe personave të plagosur në ngjarjen tragjike.
Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes vazhdojnë intensivisht.










