I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra – bashkë me dy djemtë e tij, Engjull dhe Edonis Shkodra – ka një të kaluar kriminale, kanë bërë të ditur nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës.
Në një konferencë për media u shpalos se e kaluara kriminale e Shkodrës varion në lloj-lloj precedentësh penale.
“Personi i dyshuar që ka kryer veprën penale ka precedent penal. Ka raste për sulm, prishje e rendit, fajde, mashtrim, kërcënim, shantazh, detyrim. Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, ka treguar Prokurori i rastit.
Ndryshe, sot Gjilani u trondit rëndë sot nga një krim i trefishtë që ndodhi në mesditë. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, tre persona mbetën të vrarë.
I dyshuari kryesor për këtë krim të rëndë është Mefail Shkodra, një fajdexhi i rrëzikshëm me të kaluar të rëndë kriminale– kryesisht fajde dhe detyrim. Emri i tij ishte injohur për autoritete, por ishte ende në liri.
Bashkë më të janë duke u kërkuar edhe dy djemtë e tij, Engjëll Shkodra dhe Edison Shkora.
Prokurori i këtij rasti në një konferencë për media ka bërë të ditur se për kapjen e tyre tashmë kanë bërë kërkesa edhe për bashkëpunim ndërkombëtar dhe se kanë njoftuar të gjitha pikat kufitare.