Lushtaku: Babai i kishte ofruar armë Kurtit gjatë kohës së luftës, ai nuk pranoi

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk kishte pranuar të merrte armë dhe të luftonte gjatë luftës në Kosovë.

Lushtaku tha se babai i tij, Sami Lushtaku, i kishte ofruar armë Kurtit gjatë kohës së luftës.

“Më kujtohet shumë mirë që ka thënë, i kam afruar automatin edhe nuk e ka pranuar. Pra, personalisht i ka ofruar automatin në Likovc. Ia ka ofruar automatin që me qenë pjesë e ushtrisë së rregullt edhe me luftu në beteja dhe Kurti s’ka pranuar”, tha Lushtaku.


Ai shtoi se Adem Demaçi, në njëfarë forme, e kishte arsyetuar Kurtin për mospranimin e armës.

“Adem Demaçi në njëfarë forme e ka arsyetuar ai se është këtu në zyrë, nuk është për luftë”, tha Lushtaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit