Lumiri në odë: Jam kthyer nga Anglia, duhet ta ndreqim këtë vend të vuajtur prej Serbisë, tranzicionit e fukarallakut

Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në një tubim në një odë në Kosovë, ka rrëfyer për kthimin e tij nga Anglia, për të jetuar e punuar në Kosovë. 

Abdixhiku dëgjohet duke thënë se vendi i huaj s’bëhet asnjëherë i yti. Kandidati për kryeministër ka thënë se s’ke pse t’ia thuash një gjë të tillë dikujt që është në hall, meqë një njeri me halle e ka mendjen tek obligimet, shkollimi i fëmijëve e për të paguar fatura. 

Ai ka thënë se i di këto halle meqë edhe vetë jeton në Kosovë dhe i shkollon fëmijët në Kosovë, e jo në ndonjë shtet të huaj. 

“Qeto probleme i kam edhe unë bashkarisht me krejt dhe jam i interesuar me e ndreq këtë vend, sepse ky vend është i ndreqshëm me njerëz të mrekullueshëm”, ka thënë Abdixhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit