Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një objekt ndërtimi

Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pas rrëzimit nga një lartësi gjatë punës në një objekt në ndërtim në Gjilan.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin, ka nisur hetimet për këtë incident të rëndë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar ka sqaruar se prokurori i shtetit ka urdhëruar hapjen e rastit nën dyshim për “Asgjësim, dëmtim apo heqje të masave mbrojtëse në punë”.


“Sot, më 16 mars 2026, në orët e paradites, Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për rrëzimin e një punëtori nga një objekt ndërtimi. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në spital. Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes në koordinim me prokurorin,” tha Hashani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit