Arritja e marrëveshjes ndërmjet subjekteve politike shqiptare të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, do të duhej të jetë si një mobilizim në vot.
Kjo marrëveshje duhet të shërbejë si nxitje për pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare në procesin zgjedhor, me synimin që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votës dhe të kontribuojnë në përcaktimin e përfaqësimit në Parlamentin e Serbisë.
Ftojmë bashkëkombasit tanë, kudo që ndodhen dhe që e gëzojn të drejtën e votës, të marrin pjesë në procesin zgjedhor të 25 tetorit.
Në përkrahje të kësaj liste të unifikuar, vetëm duke votuar masovikish, të gjithë për një qëllim të përbashkët, duke ruajtur votën deri në çertifikim të rezultateve do të arrihet të maksimalizohet vota e shqiptarëve.
Kësaj here më shumë do të duhej të ketë motiv dhe arsye të bazuar për të dal në votim dhe në mbështetje të “Koalicionit Shqiptar”, si një mënyrë për të rritur numrin e mandate,në Parlamentin e Serbisë.
Duke u përfaqësuar në Legjilativin e radhës do të ndryshohet diskursi dhe narrativat e përdorura, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, do të reflektonin pozitivisht dhe të mbështesnin një qasje të tillë të re.
Përfaqësimi i dinjitetshëm, por edhe zbatimin, e të gjitha marrëveshjve të arritura, në ndaljen e pasivizimit të adresave, në ndaljen e masave diskriminuese, në ruajtjen e identitetit, dinjitetit, të shqiptarëve etnikë e autoktonë, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc.
Pjesëmarrja më e gjerë e qytetarëvë pa dallim, krijon një instrument politik, të unifikuar rreth një qëllimi, programi dhe platforme, për të rritur përfaqësimin dhe për ta bërë më të fuqishëm artikulimin e kërkesave të shqiptarëve të kësaj Krahine.
Pas arritjes së “Koalicionit Shqiptar”, dhe mbështetjes së gjër popullore me shtrirjes së gjërë gjithpartiake, pritet të rezultoj nga 3 deri në 4 ulëse, mandate Deputeti në Parlamentin e Serbisë, në zgjedhjet e 25 tetorit të këtij muaji.
Vështrim nga Refik Hasani, më 18 tetor 2026.








