Ky është i paraburgosuri që dyshohet se bëri vetëvrasje në Burgun e Hajvalisë

Një i paraburgosur dyshohet se ka kryer vetëvrasje në orët e mbrëmjes në Burgun e Hajvalisë.

Mësohet se bëhet fjalë për Lulzim Selmanin, i cili vetëm pak javë më parë ishte arrestuar për një rast kanosjeje ndaj 22-vjeçarit Ilmi Kongjeli nga Lipjani.

Selmani e kishte kërcënuar vazhdimisht përmes Messenger-it dhe kishte postuar fotografi të tij dhe babait në Facebook me fyerje e shpifje.

Pas denoncimit, më 12 korrik ai ishte ndaluar në Aeroportin “Adem Jashari” dhe me urdhër të prokurorit ishte dërguar në ndalim, e pastaj me vendim të gjykatës në paraburgim.

Burimet konfirmojnë se pikërisht ai është i paraburgosuri që sonte dyshohet se i dha fund jetës në Burgun e Hajvalisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit