Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në 2025. 38 vota ishin pro dhe 1 abstenim.
Shuma e mjeteve financiare kap vlerën e 28 milionë eurove. Derisa votimi i buxhetit për vitin 2026-të u shty për seancën tjetër. Kryetari Përparim Rama, tha se shpreson që edhe 35 milionët e bllokuara nga Ministria e Financave të zhbllokohen.










